Ligji për mbrojtje shëndetësore Filipçe: Pro kërkesave të mjekëve, në interes të pacientëve
Ligji për mbrojtje shëndetësore përfshin ndryshim rrënjësor të kushteve....

Ligji për mbrojtje shëndetësore përfshin ndryshim rrënjësor të kushteve në të cilat punojnë mjekët dhe largojnë të gjitha pengesat me të cilat ata përballen. Këto ndryshime kërkohen prej vitesh nga vetë mjekët, thotë ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe.
“Ndërpriten marrëveshjet me kamatë për specializantët. Deri më tani, kur specializanti braktiste institucionin e shëndetit publik para afatit, duhej të paguante 5 apo 10-fishin e shumës që shteti kishte investuar gjatë edukimit të tij, një vlerë prej 10 deri në 12 mijë euro. Specializantët duhet të paguajnë edhe deri në 120 mijë euro. Ka ndërruar dhe koha kur specializanti duhet të punojë pas përfundimit të specializimit. Ndryshe nga e kaluara, tani koha e punës së specializantit zgjat aq sa ka zgjatur periudha e specializimit”,- deklaroi ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe.
Risi e rëndësishme me kërkesë të të gjithë mjekëve specialistë nga institucionet shëndetësore publike është futja e punës shtesë. Me ndryshimet ligjore, çdokush që paguan kontributin shëndetësor në FSSh do të mund të zgjedhë ekipin e mjekëve për ta mjekuar.
“Kjo masë është stimul për ekspertët, me çka saktësisht do të përkufizohet dhe niveli i ekspertizës cilësore, gjegjësisht edhe mundësi për përfitim shtesë për ata që punojnë në institucionet publike shëndetësore. Në ekip do të përfshihen infermierë, stafi teknik dhe administrativ”,- u shpreh ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe.
Kompensimi për punën shtesë, siç ka ndodhur deri tani, ndryshon plotësisht tani e tutje shpenzimet do të mbulohet nga Fondi Shëndetësor për mjekët dhe ekipet e tyre për të cilët tashmë ka listë çmimesh të përcaktuar. (Vlora Latifi Topojani, TVM2)
