Spasovski: Veting në MPB, por edhe në prokurori e gjykata
Ministri i brendshëm, Oliver Spasovski, paralajmëron veting jo vetë në DZK....

Ministri i brendshëm, Oliver Spasovski, paralajmëron veting jo vetë në DZK, ku po zhvillohet aktualisht, por në të gjithë sektorët në MPB.
Duke u përgjigjur në pyetjet e deputetëve, Spasovski akuzoi se në Ministrinë e Brendshme ka eprorë me diploma të blera edhe nëpër kioska, ndërkohë që profesionistët e vërtetë mbeten në pozita të ulëta.
Sipas tij, procesi i vetingut duhet të zgjerohet edhe në institucione tjera, si Prokuroria dhe gjykatat.
“Përse është kjo e nevojshme? Sepse ekzistojnë argumente të fuqishme që tregojnë se persona të caktuar që janë pjesë e sistemit mbrojtës, nuk është dashur fare të jenë në këtë sistem, madje disa prej tyre nuk është dashur të kalojnë as nëpër rrugën ku ndodhet Ministria, e jo më të punësohen në polici. Një pjesë e tyre janë prishur kur janë futur brenda. Si t’i kujtohej apo i nevojitej dikujt, shkonte dhe blinte diploma dhe në bazë të kësaj fitonte pozitë. Për atë arsye kishim doktorë shkencash për çështje sigurie, të cilët ishin inspektorë të thjeshtë nëpër stacionet policore në Bit Pazar, Çair, Gjorçe Petrov etj, ndërsa shefat ishin me diploma të blera në kioska. Kur diplomat i blinin, së paku të mbanin llogari. Kishte eprorë me fakultet për turizëm, i pozicionuar në krye të Drejtorisë për menaxhimin me automjetet, ndërsa pjesa e turizmit të udhëhiqet nga një inxhinier i makinerisë. Kjo tregon se deri në çfarë gjendje i kishim institucionet dhe me çka ne sot po përballemi. Vetingu duhet të jetë në interes edhe të opozitës, ku duhet të dëshmojnë se kanë ndryshuar dhe duan të japin kontributin e tyre”,- deklaroi ministri i punëve të brendshme, Oliver Spasovski.
