Presidenti Ivanov në TIK-konferencën në Ohër

10.09.2014 09:15

Presidenti Gjorge Ivanov sot në Ohër do të mbajë fjalim në mbylljen e Konferencës së 18-të ndërkombëtare për arritje në domenin e bazave të të dhënave dhe sistemeve informative ADBIS dhe në mbylljen e konferencës së gjashtë ndërkombëtare "TIK Inovacione 2014".....

Konferenca "ADBIS" mbahet në vende të ndryshme në Evropë dhe ka për qëllim të sigurojë forum ku hulumtuesit dhe praktikantët nga sfera e bazave të të dhënave dhe sistemeve informative do të këmbejnë ide dhe propozime dhe do t'i distribuojnë arritjet dhe vizionet e tyre.

Konferenca "TIK Inovacione 2014" u organizua nga asociacioni TIK-AKT, i cili i bashkon profesorët universitarë të informatikës dhe inxhinierisë kompjuterike nga Republika e Maqedonisë, dhe është e përkrahur nga më shumë universitete të informatikës në vend.

Tema kryesore e konferencës sivjet janë TIK-inovacionet në botën e të dhënave.