Kongresi i pestë mjekësor ndërkombëtar
Prej sot e deri më 14 shtator në Ohër do të mbahet Kongresi i pestë mjekësor ndërkombëtar i Forumit të asocacioneve mjekësore të Evropës Juglindore (SEEMF)....

Siç kumtoi Shoqata mjekësore e Maqedonisë (SHMM), priten mbi 500 pjesëmarrës dhe ligjerues nga Maqedonia, Shqipëria, Greqia, Turqia, Bullgaria, Mali i Zi, Serbia, Republika Sërpska, Sllovenia, Rumania, Ukraina, Uzbekistani, Rusia, Kazakistani, Azerbajxhani, Letonia.
Temë në kongresin e SEEMF-së janë: sëmundjet kardiovaskulare, diabeti dhe komplikacionet e tij, onkologjia, risitë në diagnostikën dhe terapinë, parandalimi i karcinomeve, ndikimi i imunizimit dhe profilaksës së vaksinimit - sfida dhe prioritete.
Temë speciale në Kongresin do të jetë vendi dhe roli i imunizimit në shekullin e 21-të me qëllim, siç njofton SHMM, zhdukjen e trendeve negative në numër të madh të vendeve, pra edhe tek ne, për refuzimin e vaksinimit. Janë ftuar ekspertë nga kjo sferë nga Organizata botërore e shëndetësisë, Komisioni evropian për kontroll të sëmundjeve infektive dhe nga shoqata.
