Botë

Përmbytet anija në brigjet libiane, raportohet për 150 të vdekur

26.07.2019 13:04

Të paktën 150 njerëz mund të jenë mbytur nga përmbytja e një anije në brigjet e Libisë, tha agjencia e OKB-së për refugjatët...

Mesohet se rojet bregdetare kanë shpëtuar 150 emigrantë të tjerë nga peshkatarët që më pas u kthyen në Libi.
 
Nuk është e qartë nëse emigrantët po udhëtonin në 1 apo 2 anije që u nisën nga qytetin libian i al Khoms, rreth 120 km në lindje të Tripolit.
 
OKB ka thënë në mënyrë të përsëritur se njerëzit e shpëtuar në Mesdhe nuk duhet të kthehen në Libi për shkak të konfliktit dhe kushteve çnjerëzore në të cilat mbahen emigrantët.