Maqedoni
Protokolli për antarësim në NATO, Komiteti i jashtëm i senatit jep dritë jeshile
26.07.2019 13:32
Komiteti për Punë të Jashtme në Senatin e ShBA-së, e ratifikoi Protokollin për pranimin e Maqedonisë së Veriut në NATO...

Ratifikimin e Protokollit bashkërisht në facebook e publikuan ministri i punëve të jashtme, Nikolla Dimitrov, dhe ndihmës-sekretari shtetëror i SHBA-së për Evropë dhe Euro-Azi, Filip Riker, i cili po qëndron për vizitë në vendin tonë.
Hapi i ardhshëm deri te ratifikimi i plotë është votimi i protokollit në Senat.
Dritë të gjelbër për hyrjen e Maqedonisë së Veriut në NATO deri më tani kanë dhënë 21 vende anëtare të Aleancës.
Pritet së shpejti këtë ta bëjnë 8 shtete tjera aleate me të cilat vendi edhe zyrtarisht do të bëhet anëtare e 30 e NATO-s.
