Maqedoni

Tetovë, gjendet i vdekur 57-vjeçari, Policia heton rastin

26.07.2019 13:48

Është gjetur i vrarë mëngjesin e sotëm personi me iniciale F. T., 57 vjeç nga Tetova....

Trupi i të ndjerit është vërejtur fillimisht nga djali i tij në makinën familjare të parkuar pranë shtëpisë e më pas rasti është   paraqitur në Sektorin e Punëve të Brendshme të Tetovës. Informatat e para pas ekspertizës së policisë dhe Prokurorisë Publike të Tetovës, flasin për vetëvrasje. F. T. aktualisht ishte i punësuar në sektorin e urbanizmit në komunën e Tetovës dhe paraprakisht ka qenë edhe shofer i ish zëvendëskryeministrit Lika.
 
Vetëvrasja është konfirmuar edhe nga prokurori publik, por ende nuk dihen arsyet. As nga familjarët e as nga komuna e Tetovës ku ka qenë i punësuar, nuk pohojnë për ndonjë problem të vërejtur tek i njëjti kohëve të fundit. Vetura është marrë për ekspertizë të mëtejme, ndërsa trupi i pajetë i të ndjerit është dërguar për ekspertizë në Spitalin klinik të Tetovës. 
 
VISAR SADIKI