Maqedoni
Pr/ligji për PThP-në, "Blu Print": Vendim i politikës, nuk na konsultuan
26.07.2019 15:58
Grupi "Blu Print", që ka për qëllim ndjekjen e proceseve reformuese në vend...

Grupi "Blu Print", që ka për qëllim ndjekjen e proceseve reformuese në vend, vlerëson se zgjidhja e fundit ligjore për Prokurorinë Publike është sjellë në mënyrë të përshpejtuar, vetëm me marrëveshje partiake pa konsultime me ta.
“Një ligj i tillë nuk mund të miratohet me procedurë të shkurtër, një ligj i tillë nuk duhet të jetë rezultat i negociatave politike mes partive. Ajo që për ne është më e rëndësishme është të tregohet vullnet i vërtet se kjo Qeveri do të luftojë kundër korrupsionit”,- deklaroi Uranija Pirovska nga Komiteti Helsinkit.
“Jo të jetë zgjidhje politike siç ishte paraprakisht, por vendim i Këshillit të Prokurorëve, sepse ai është institucioni më i lartë në sistemin e Prokurorisë Publike”,- theksoi Natali Petrovska nga OJQ "Të gjithë për gjykim të drejtë".
Rasti “Zhvatja”, Piroska: Test për luftën kundër korrupsionit
OJQ-të kërkojnë që drejtësia të vlejë njësoj për të gjithë. Inkurajojnë prokurorinë që hetimi për rastin "Zhvatja" të realizohet në mënyrë profesionale me respektimin e prezumimit të pafajësisë.
Komiteti i Helsinkit vlerëson se përfshirja e dyshuar e Katica Janevës në këtë rast nuk duhet të rrënojë kredibilitetin e PSP-së. Ata janë kundër hapjes së hetimit për të gjithë prokurorët e PSP-së nëse për ta nuk ka indicie se janë të përfshirë në vepër penale.
“Ky rast duhet të jetë tregues për atë se sa organet e ndjekjes janë të gatshëm të luftojnë krimin dhe korrupsionin dhe të tregojnë se nëse me të vërtetë dëshirojnë ta bëjnë atë. Këtu nuk duhet të lihen anash indiciet për këdo qoftë që është i involuar në këtë rast”,- theksoi Uranija Pirovska nga Komiteti i Helsinkit.
Monitorimi i grupit në zbatimin e reformave tregon se puna e Këshillit Gjyqësor nuk dallon shumë prej kur ai drejtohet nga kryetari i ri. Sipas Institutit për të Drejtat e Njeriut, Këshilli nuk e kaloi testin për përpjekje reale për pastrimin e rasteve për shkarkimin e gjykatësve, siç është rasti me kryetarin e Gjykatës Supreme, Jovo Vangelovski, dhe dy gjykatës tjerë supremë.
FLORIJE BELULI KAMBERI
