Maqedoni

56 vjet nga tërmeti katastrofal në Shkup, më 26 korrik 1963 humbën jetën 1070 persona

26.07.2019 16:35

Mëngjesin e 26 korrikut të vitit 1963, Shkupi u ngrit nga dridhjet tmerruese të tërmetit që mori jetën e 1070...

Mëngjesin e 26 korrikut  të vitit 1963, Shkupi u ngrit nga dridhjet tmerruese të tërmetit që mori jetën e 1070 personave dhe la 3 mijë të tjerë të lënduar. 15,800 ndërtesa u shkatërruan, 28,000 të tjera u dëmtuan, mbi 200,000 persona mbetën pa kulm mbi kokë. Pas katastrofës, Kombet e Bashkuara morën aktivitete që në mënyrë që ta ndihmojnë qytetin, e shkatërruar.
 
Shënimi i kësaj dite është përkujtim për humanitetin botëror në një moment aq të rëndë për Shkupin. Kjo datë është ngulitur në kujtesën kolektive si një nga momentet më të vështira të historisë dhe ekzistencës së tij. Kreu i Shkupit thotë se kjo ditë duhet të ngrejë ndërgjegjen për më shumë mbrojtje sizmike në ndërtesat e reja, sepse fatkeqësia ndodh në një sekondë të vetme. 
 
“Qyteti i Shkupit në këto 20 muaj që është nën udhëheqjen time, seriozisht përkushtohem në standardet që veç më janë harruar në bashkëpunim me institutin sizmologjik, ajo do të thotë se të gjitha objektet dhe infrastruktura të jetë sizmologjike, e rregullt, në mënyrë që ta parandalojmë shkatërrimin eventual të ndonjë vendbanimi. Shpresoj që tërmeti i vitit 1962 të jetë i fundit dhe në të ardhmen mos të ndodhin këso lloj fatkeqësi”,- tha kryetari i qytetit të Shkupit, Petre Shilegov.
 
Në shënimin e 56 vjetorit të tërmetit shkatërrues u vendosën lule në përmendoren e viktimave të tërmetit në varrezat e qytetit në Butel dhe do të mbahet edhe një koncert festiv për të rikujtuar se i duhet gëzuar çdo dite të jetës. 
 
REJHANE BUSHI METAJ