Maqedoni

Mickovski: Prokurorët e PSP-të të kthehen në prokuroritë amë

26.07.2019 16:53

Lideri i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski, është kundër propozimit të Qeverisë për zgjidhjen e statusit të Prokurorisë Publike....

Mickoski thotë madje se propozimi i pushtetit është shkelje e ashpër e  ligjit ekzistues për PSP-në. Propozoi zgjidhje të re, me çka lëndët e nisura nga PSP t’i jepen Prokurorisë Publike, ndërsa Prokuroria Speciale Publike të shndërrohet në departament brenda Prokurorisë për Krim të Organizuar dhe Korrupsion. 
 
“Propozimi i VMRO-së është që të gjithë prokurorët në bazë të Ligjit për Prokurorinë Speciale të kthehen në prokuroritë amë pas përfundimit të mandatit. Hetim i detajuar për rastin e turpshëm “Zhvatja”, involvim të Katica Janevës, relacionin e saj me të dyshuarit dhe pseduonimet e përmendura, gjithashtu hetim të detajuar për lidhje direkte apo indirekte në përfshirje për të gjithë prokurorët dhe ndihmësit e saj. Pasi të vërtetohet se a kanë qenë të përfshirë në këtë rast të turpshëm apo jo, të gjithë prokurorët e tjerë në këtë shtet do të kenë mundësi të zgjidhen në mënyrë transparente, në konkursin publik të shpallur në të cilin do të mund të aplikojnë të gjithë ata që konsiderojnë që janë të kualifikuar”,- tha kryetari i VMRO-DPMNE-së, Hristjan Mickoski.
 
Askush nuk thotë që VMRO të mbështesë Ligjin e qeverisë
 
Mickovski nuk e merr si mesazh porosinë e zyrtarit të lartë amerikan, Filip Riker, drejtuar partisë së tij. Tha se askund nuk u përmend që VMRO duhet të mbështesë Ligjin e qeverisë dhe akuzoi LSDM-në për lojëra politike.
 
“Askund në deklaratën e z. Riker nuk dëgjova që VMRO-DPMNE duhet të mbështesë këtë tekst i cili është propozuar nga Qeveria. I bëjmë thirrje ekspertëve të qeverisë të ndalen duke mbrojtur kriminalitetin, të ndalen duke bërë lojëra politike, të ulen bashkë me opozitën, të diskutojnë për disa tema, mes të cilave për zgjedhje të parakohshme parlamentare, ligj për Prokurorinë Publike dhe për gjithë atë që është aktuale në shtet, pra t’i definojmë që të mund të çlirojmë shtetin nga loja e LSDM-së”,- tha kryetari i VMRO-DPMNE-së, Hristjan Mickoski.
 
Mickoski nuk u prononcua saktë nëse mbështet propozimin e Alternativës që në krye të prokurorisë së re të emërohet prokurorja, Fatime Fetai, apo propozimin e Aleancës për Shqiptarët për prokuror të huaj, por tha se do të pajtohet me çdo emër i cili do të luftojë pa kompromis krimin dhe korrupsionin. 
 
ZEKIRJA MEXHITI