Maqedoni

Fati i PSP-së, Zaev: Duhet gjetur zgjidhje, është situatë e pakëndshme

26.07.2019 17:52

Deklarata e kryeministrit Zaev se nëse nuk gjendjet zgjidhja e dëshirueshme që Ligji për Prokurorinë Themelore....

Deklarata e kryeministrit Zaev se nëse nuk gjendjet zgjidhja e dëshirueshme që Ligji për Prokurorinë Themelore të sillet me konsensus me opozitën, shteti do të jetë në situatë të pakëndshme e do të detyrohet të gjejë zgjidhje të padëshirueshme, shkaktoi huti në opinion. I pyetur se në çfarë aludoi me një deklaratë të tillë, Zaev sqaroi se ka dashur të thotë se nëse nuk gjendet zgjidhje deri në skadimin e mandatit të kreut të PSP-së, kjo do të sillte situata të padëshirueshme me takime liderësh e ndërhyrje ekspertësh nga jashtë. 
 
“Mënyra e padëshiruar – çdoherë mendohet kur shteti vihet në situatë të gjejë mënyra të tjera, kur nuk janë të mundshme mënyrat normale, të rregullta. Mënyrat e tilla askush nuk i dëshiron, as unë. Por, nëse deri më 15 shtator nuk miratohet ligji, atëherë përfundon mandati i shefit të PSP-së, por mbetet mandati i Prokurorisë Speciale, që zgjat edhe një vit. Atëherë shteti do të jetë në situatë të pakëndshme që të gjejë mënyra të padëshiruara në mënyrë që të vazhdojë të punojë Prokuroria Publike, nuk i di cilat mënyra, por e di që do të jenë të pakëndshme dhe të padëshirueshme, sepse do të duhet të ulemi në takime liderësh, të vijnë ekspertë, profesionistë, të gjejmë zgjidhje. Por, shteti duhet ta gjejë mënyrën, duhet të vazhdojë të punojë, po ashtu edhe institucionet e sistemit”,- tha kryeministri, Zoran Zaev.
 
Ai ftoi edhe një herë opozitën të tregohet e përgjegjshme. Tha se qeveria u tregua e gatshme dhe pranoi sugjerimet serioze konkrete nga opozita të cilat tashmë janë të sendërtuara në propozim zgjidhjen e re ligjore. 
 
GAZMEND KURTISHI