Maqedoni
Ahmeti: Sa më shpejt Ligji për PTHP-në, pozita të reflektojë
26.07.2019 18:36
Sundimi i ligjit dhe vetingu kanë qenë në qendër të diskutimit të liderit të BDI-së, Ali Ahmetit...

Sundimi i ligjit dhe vetingu kanë qenë në qendër të diskutimit të liderit të BDI-së, Ali Ahmetit, me diplomatin amerikan, Filip Riker. Pas takimit të realizuar në selinë e partisë në Reçicë të Vogël, Ahmeti tha se Riker ka inkurajuar vazhdimin e reformave në gjyqësi.
“Sa i takon Ligjit për Prokurori, nga komuniteti ndërkombëtar dhe nga parterët tanë strategjikë, kërkohet që ky ligj sa më parë të miratohet dhe të hyjë në zbatim, kurse sa i takon opozitës, ata duhet ta kenë parasysh që duhet të komunikojnë si me forcat politike në vend, ashtu edhe me komunitetin ndërkombëtar, sepse gjërat janë shumë të ndërlidhura njëra me tjetrën”,- tha kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti.
