Debat publik për propozim-ligjin për SHA Ekonomia e Ujërave
Në Minsitrinë e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave sot do të mbahet debat publik për propozim-ligjin për SHA Ekonomia e ujërave....

Në debatin publik në të cilin do të marrin pjesë përfaqësues të organizatave për ekonomizim të ujërave, institucionet shkencore, komunitetet ujore dhe shoqatat bujqësore, do të marrë pjesë edhe ministri Mihail Cvetkov.
Në pajtim me Propozim-ligjin, shoqata e re aksionare në pronësi shtetërore do të formohet me qëllim të realizimit të suksesshëm të investimeve të paralajmëruara në ekonomi të ujërave prej 20 milionë eurove në vit dhe sigurim i kushteve më të mira për bujqit.
Selia e Ekonomisë së Ujërave të Republikës së Maqedonisë do të jetë në Shkup, ndërsa 12 ndërmarrjet ekzistuese për ekonomi të ujërave do të bëhen filiale të saj. Në ato vende ku nuk ka ndërmarrje të tilla apo ku shoqatat për ekonomizim të ujërave tregojnë rezultate më të dobëta, është e mundur të formohen ndërmarrje të reja.
