Botë
Tërmeti godet Filipinet, 8 të vdekur dhe shumë të plagosur
27.07.2019 12:18
Të paktën 8 persona kanë vdekur dhe dhjetëra të tjerë janë plagosur pasi dy tërmete goditën një provincë në Filipine....

Tërmetet, me magnitudë 5.4 dhe 5.9 ballë, goditën provincën Batanes, një arkipelag në veri të vendit në orët e para të mëngjesit të sotem.
Sipas autoriteteve lokale numri i të lënduarve ka arritur rreth 60 njerëz. Ata thanë se shumë njerëz kanë qenë brenda shtëpive të tyre, pasi që paraprakisht asnjë paralajmërim nuk ka pasur për një tsunami eventual. Autoritetet policore thonë që ishin dëshmitarë okularë të dridhjes së tmerrshme t mureve të shtpive ku një pjesë e tyre shembej mbi njerëzit të cilët ishin në gjumë ende, në momentet e dridhjes së tokës.
