Botë
Korea e Jugut, shembet klubi i natës me 370 persona brenda
27.07.2019 12:40
Dy njerëz kanë vdekur dhe më shumë se 17 janë plagosur....

Dy njerëz kanë vdekur dhe më shumë se 17 janë plagosur, pasi një ballkon i brendshëm është rrëzuar në një klub nate në qytetin Gwangju të Koresë së Jugut, kanë njoftuar autoritetet lokale.
Ballkoni dhe shkallët brenda klubit të natës “Coyote Ugly” u shembën derisa brenda në loakl gjendeshin rreth 370 persona. Mësohet se lëndime kanë pësuar edhe disa atletë nga World Swimming Championships. Disa nga të lënduarit janë shtetas të SHBA-ve, Zelanda e Re, Holanda, Italia dhe Brazili.
Dy persona u dërguan në spital në një gjendje të rëndë për jetën të cilët më pas raportohet të kenë ndërruar jetë, si padojë e lëndimeve të rënda trupore.
