Botë
Tensione mes Londrës dhe Iranit, Uashngtoni ndihmon në arritjen e marrëveshjes
27.07.2019 13:00
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump dhe kryeministri britanik Boris Johnson...

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump dhe kryeministri britanik Boris Johnson kanë biseduar për tensionet e fundit të Britanisë së Madhe me Iranin dhe për nevojën që Uashingtoni dhe Londra të punojnë së bashku për këtë çështje.
Presidenti Trump tha se Uashingtoni dhe Londra tashmë kanë nisur të punojnë drejt një marrëveshjeje për tregti të lirë ndërmjet dy vendeve.
Tensionet ndërmjet Iranit dhe Britanisë janë përshkallëzuar që prej atëherë kur Marina Mbretërore britanike kapi një cisternë iraniane në Gjibraltar më 4 korrik dhe më pas Irani konfiskoi një cisternë nafte të Britanisë më 19 korrik.
Cisterna britanike dhe ekipi i saj gjenden në portin Bandar Abbas dhe janë ndaluar nën dyshimin se kanë shkelur “rregullat ndërkombëtare detare”. Britania dhe pronari i anijes mohojnë këto pretendime.
