Kryeministri shqiptar Rama për vizitë në Kinë
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama së bashku me një delegacion të gjerë ku përfshihet ministri i Zhvillimit Ekonomik, Arben Ahmetaj dhe ai Energjitikës, Damian Gjiknuri janë nisur për një vizitë disaditore në Kinë....

Rama pritet të drejtojë sot sesionin interaktiv "Suksesi i një Ekonomie të Re Krijuese" në Forumin Ekonomik Botëror që mbahet në Tianjin të Kinës lindore. Në këtë forum do të jenë 1.900 pjesëmarrës nga 90 vende të ndryshme të botës.
Pjesë e axhendës është edhe një takim i Ramës me homologun e tij kinez, ku do të diskutohet për shtimin e shkëmbimeve tregtare mes dy vendeve e në veçanti për interesin e shprehur nga kompanitë kineze për të investuar në Shqipëri, kryesisht në sektorin e minierave dhe atë energjitik.
Gjatë konferencës për shtyp mesditën e së hënës, Rama deklaroi se tashmë janë hapur kanalet e komunikimit me qeverinë kineze për disa projekte.
"Do të vazhdoj axhendën e parashikuar për të zhvilluar një vizitë në Kinë, ku bashkë me kryeministrin kinez do të diskutojmë mbi disa projekte për Shqipërinë", theksoi Rama.
Siç njofton edhe Radioja Kombëtare e Kinës, seksioni në gjuhën shqipe, shefi i qeverisë shqiptare po ashtu nesër do të mbajë një leksion për studentët dhe akademikët e Universitetit të Financës dhe Ekonomisë të Tianjin-it