Maqedoni

Qyteti i Shkupit, vijon pastrimi gjeneral i komunave

27.07.2019 15:10

Qyteti I Shkupit vazhdon me iniciativën pë pastrim gjeneral në të gjitha komunat.....

Ky akcion vijoi sot në komuant Aerodrom,Gazibabë,Çair Butel dhe Shuto Orizarë. Sipas Kryetrit të Qytetit të Shkupit Petre Shilegov, po punohet intenzivisht që të kemi qytet më të pastër dhe vende adekuate për hedhjen e mbeturianave.
 
"Gjatë aksionit në dispozicion të komuanve është i tërë potenciali i administrates së qytetit dhe ndërrmarjeve publike. Qëllimi ynë final me këtë aksion është që të bëjmë pastrim gjeneral dhe largimin e deponive të egra,rregullimi i gjelbrimit dhe sanimi i rrugëve të dëmtuara. Në të gjitha komunat janë vendosur tre punkte ku qytetarët do mund ti hedhin mbeturinat e rënda", tha Petre Shilegov.
 
Shilegov informoi se në Parkun e Gazibabës ka pasur tentim për kryerje të punëve ndërtimore, por punimet janë ndërprerë pas ekspertizës së inspektorëve komunal dhe përfaqësuesve të MPB së.
 
"Është konstatuar kryerje e paligjshme e punës dhe nga e hëna do ketë vendim për tërheqjen e rërës nga investitori në afat prej tre ditësh, por nëse nuk realizohet për këtë afat e njeta do largohet nga Ndërmarrja publike Rrugët e Maqedonisë dhe ky shërbim do jetë në barrë të investitorëve", tha Shilegov.
 
Sipas Shilegov për herë të parë në Komunën e Sarajit do ketë plan detal urbanistik  dhe hapësirat rreth liqenit rekreativ do jepen me konçesion. Sipas tij palnifikohet edhe kthimi i liqenit në funksion të qytetarëve.
 
FLUTURA LATIFI