Maqedoni

Prop/ligji për PTHP-në, VMRO me propozim për ligj të ri

27.07.2019 15:49

VMRO DPMNE propozon ligj të ri për prokurorinë publike.....

Ligji sipas tyre është reformues dhe nënkupton drejtësi  joselektive për qytetarët thekson zëdhënësi Arsovski. Nga VMRO DPMNE, thonë se propozim ligji të cilin e ofron opozita maqedonase jep më tepër mundësi dhe transparencë në përzgjedhjen e kuadrit cilësor në gjykata dhe prokurori, dhe hetuesi, si dhe në përzgjedhjen e kuadrit tjetër administrativ.
 
"Presioni  është vetia që e karakterizon Zaevin dhe këtë kanë mundur ta shohin edhe qytetarët dhe për cdo gjë që konsideron se ka revoltë te qytetarët apo partitë poltike, ai ka shprehi që ligjet ti sjellë në mënyrë të dhunshme. Konsiderojmë se Zaev duhet të reflektojë sepse kemi të bëjmë me ligj reformator dhe ligj prej të cilit varen shumë punë sic janë eurointegrimet por edhe sundimi i së drejtës në RMV", tha Dimçe Arsovski nga VMRO-DPMNE.
 

LSDM pret konsenzus për prop/ligjin aktual

Kundërpërgjigjen nga partia maqedose në pushtet. Duke mos dashur ta komentojnë ligjin e propozuar nga ana e VMRO-DPMNE-së, deri në dorëzimin e të njejtit në Kuvend, thonë vetëm që Ligji nuk mund të jetë as i LSDM-së e as i VMRO DPMNE së. Atë e propozon Qeveria, debatohet në kuvend, pas cka janë 120 deputetët e zgjedhur nga populli të cilët me votën e tyre  duhet të vendosin. Nga LSDM presin që për të njejtin të arrihet konsenzus i gjërë politik, dhe mbështje edhe të VMRO-DPMNE-së.
 
"Nëse janë të sinqertë se duan ta bëjmë këtë korrnizë, atëherë duhet ta përkrahin ligjin. Asnjë ligj nuk është i përkryer dhe ka hapësirë për diskutime, për segmente të caktuara por koncepti i zgjidhjes së tillë ligjore është i mirë. Edhe institucionet relevante ndërkombëtare e velrësuan si të pranueshëm dhe të mirë si për fillim, për të cilin do debatohet në Kuvend", tha Snezhana Kalevska Vançeva nga LSDM.
 
Propozim ligji për Prokurorinë Themelore Publike është dorëzuar në Kuvend për të cilin është caktuar seancë më datë 27 gusht.
 
FLUTURA LATIFI