Maqedoni

LSDM: Rriten pagat për personelin në kopshte

27.07.2019 16:47

Qeveria aktuale në bashkëpunim me ministrinë e Punës dhe Politikës Sociale....

Qeveria aktuale në bashkëpunim me ministrinë e Punës dhe Politikës Sociale tregojnë kujdes të vërtetë për të punsuarit në kopshte dhe në sektorin e mbrojtjes shëndetësore, thonë nga LSDM . Sipas kësaj partie tash më janë 3100  të punësuar në kopshte përfshi këtu edhe personelin teknik,  marrin paga më të larta  gjë që nuk ka ndodhur në kohën e  pushtetit të kaluar.  
 
"Në pajtueshmëri me marrëveshjen kolektive paga më të larta marrin edhe personeli ndihmës teknik në kopshte. Poashtu me pagën  e qershorit në sektorin e mbrojtjes sociale, pagat rriten për 22 përqind respektivisht për 4367 denarë në NETO", tha Snezhana Kaleska Vançeva, deputete e LSDM-së.
 
VMRO-DPMNE: LSDM manipulon qytetarët
 
Nga VMRO DPMNE  përgënjeshtrojnë të dhënat duke thënë se pushteti I  gënjen të punësuarit në kopshte . Sipas VMRO DPMNE-së rritje reale të pagave do të ketë vetëm kur kjo parti  ti  fitojë zgjedhjet e parakohshme parlamentare.
 
“Premtojnë rritje të pagave, por në fillim të vitit ua ulën pagat për 900 denarë. Manipulimet e LSDM-së ka kohë që janë kuptuar dhe qytetarët, më nuk u besojnë. Milla Carovska nuk meriton të jetë ministre dhe Zaev të jetë kryeministër", thuhet në kumtesën e VMRO-DPMNE-së.
 
FLUTURA LATIFI