Maqedoni
Arsovski: Hetim objektiv për rastin “Zhvatja”
27.07.2019 17:15
VMRO-ja opozitare vazhdon të këmbëngulë për hetim objectiv nga ana e Prokurorisë publike për rastin Zhvatja...

VMRO-ja opozitare vazhdon të këmbëngulë për hetim objectiv nga ana e Prokurorisë publike për rastin Zhvatja, për të gjithë personat emrat e të cilëve u publikuan në opinion me pseudonime të ndryshme. Opozita maqedonase kërkon kontroll të përfshirjes eventuale të kryeprokurores speciale në largim Katica Janeva në këtë rast.
"Kërkojmë hetim të hollësishëm për rastin e turpshëm “Zhvatja”, kontroll të përfshirjes së Katica Janevës nëse është dhe sa është e përfshirë në gjithë rastin, cili është raporti dhe lidhja me dy të dyshuarit që ndodhen në paraburgim. Por nuk është më pak i rëndësishëm edhe relacioni me pseudonimet për të cilat tashmë opinioni spekulon, por të cilët janë pjesë e drejtuesve të pushtetit. Edhe zogjtë tashmë e dinë se kush është përfshirë në “Zhvatjen”. Vetëm Prokuroria publike për momentin hesht dhe nuk ndërmerr asnjë lloj hapash", tha Dimçe Arsovski nga VMRO-DPMNE.
