Maqedoni

Temperaturat e larta, Mjekët: Qytetarët t’ju përmbahen rekomandimeve

27.07.2019 17:59

Temperaturat e larta ndikojnë më tepër tek personat me sëmundje kronike dhe ato me sëmundje të mushëkrive....

Mjekët apelojnë për kujdes të shtuar: Të mos dilet  në ambiente të hapura nga ora 11 deri në 17, qtetarët të veshin rroba adekuate për këtë kohë, të konsumojnë sa më shumë lëngje dhe ushqim më të lehtë, ndërsa të sëmurët kronik rregullisht ta marrin terapinë. 
 
"Zakonisht tensioni i gjakut ulet në këtë kohë sepse qytetarët me siguri nuk konsumojnë  mjaftueshëm lëngje  dhe kjo rezulton me uljen e tensionit. Të sëmurët kronik ,  gjithashtu edhe personat me sëmundje të mushkërive  në këto temperature kanë më tepër reaksione", thonë nga ndihma e shpejtë.
 
Temperaturat e larta, qytetarët mundohen t’i “ikin” të nxehtit 
 
Qytetarët mundohen ta tejkalojnë të nxehtin me kushtet që i kanë. 
 
"Me kondicioner në  shtëpi freskohemi"...
 
"Nuk ka kurrfarë kushte tek ne që të dalim dhe të freskohemi dikund, të shkosh në pishinë me familjen kushton shumë"...
 
"Me kondicioner", thanë qytetarët për TVM2.
 
Temperaturat e larta, Qyteti i Shkupit: Ndihmojmë në freskimin e parqeve
 
Nga Qyteti i Shkupit thonë se në vazhdimësi po bëhen akcione në terren për freskimin e amientit, me vendosjen e sa ë shumë spërkatëseve në  parqe e që dukshëm ndikojnë në frkimin e ambientit.  
 
“Vazhdimisht I pastrojmë  rrugët ,parqet janë me spërkatëse.Në asfalt nuk mund të ndikojmë  më shumë  por megjithatë mjedisi rreth  rreth saj mundet   të freskohet , dhe kjo është që mund ta përdorim  për momentin në qytetin tonë", tha Petre Shilegov, kryetar i Qytetit të Shkupit.
 
Temperaturat e larta, sinoptikanët: Priten ndryshime të temperaturave
 
Sinoptikanët thonë se gjatë ditëve në vijim  na pret mot i ndryshueshëm me ulje të temperaturave
 
“Gjatë ditës së nesërme përsëri do të kemi mot të ngrohtë në orët e paradites ,pastaj do të fillojë të fryejë nga jugu. Në orët e pasdites do të kemi mot jostabil  me ulje të temperaturave në perëndim të vendit, ndërsa nxehtë do të jetë në pjesët tjera të vendit. Nga e hëna  deri të mërkurën do të kemi mot me vranësira dhe me rreshje të shiut”, thonë sinoptikanët.
 
Nga enti Hidrometeorologjik  paralajmerojnë që gjatë fundjavës së ardhëshme  temepraturat parashihet të arrijnë deri në 38 gradë Celsius.
 
VLORA LATIFI TOPOJANI