Maqedoni

Publikohet lista e rangimit në IIG, FIZHT: RMV 25 vende më lartë në listë

27.07.2019 18:19

Maqedonia e Veriut në krahasim me vitin e kaluar është ngjitur 25 vende më lartë në listën e vendeve....

Maqedonia e Veriut në krahasim me vitin e kaluar është ngjitur 25 vende më lartë në listën e vendeve të cilët investojnë në infrastrukturën inovative, tregon Raporti më i ri i Indeksit të Inovacionit Global (IIG) për sivjet i publikuar më 24 të këtij muaji.
 
Sipas raportit  i cili rangon 129 shtete në botë nëpër 80 parametra të ndryshëm, RMV është në vendin e 59-të që paraqet përparim të rëndësishëm lidhur me dy vitet e kaluara që në masë të madhe lidhet me investimin në Ndërmarrjet mikro, të vogla dhe të mesme nga ana e Qeverisë, Fondit për zhvillim inovativ dhe teknologjik dhe aktivitetet e subjekteve të tjera në këtë sektor. Krahasuar me ekonomitë e tjera në Evropë në grupin e vendeve me të hyra të mesme-të larta, Maqedonia e Veriut sivjet ka vlerësime mbimesatare në pesë nga shtatë shtyllat e Indeksit të Inovacionit Global që u dedikohen institucioneve, infrastrukturës, tregut të sofistikuar.
 
RMV është e ranguar në vendin e 12-të mes 34 ekonomive në nivel të mesëm-lartë të të ardhurave, ndërsa vendi ka realizuar nivel të lartë të zhvillimit të pritshmërisë edhe tek BPV. Në rekomandimet theksohet se vendi duhet të përmirësojë investimet në resurset njerëzore, sferë në të cilën shteti ka rritje në aktivitetet e planifikuara. Pesë vendet më inovative sipas analizës së IIG këtë vit janë Zvicra, Suedia, SHBA, Holanda dhe Britania e Madhe, ndërsa në fund janë Burundi dhe Jemeni.