Maqedoni

Incidenti në protestën e djeshme, MPB: Është lajmëruar vetëm për një sulm fizik

27.07.2019 18:32

Në komunikatën e lëshuar nga ana e Ministrisë së Punëve të Brendshme lidhur me incidentin e djeshëm....

Në komunikatën e lëshuar nga ana e Ministrisë së Punëve të Brendshme lidhur me incidentin e djeshëm i cili ndodhi para mbajtjes së protestës soë organizuar kundër rasteve të montuara dhe manipulimeve që dëgjohen  në audio-përgjimet e publikuara në rrjetet sociale nga profili El Cheka, thuhet se në MPB- deri më tani është lajmëruar vetëm një sulm fizik nga një person i panjohur në drejtim të personit me inicialet  I.G. 
 
“Ministria e Punëve të Brendshme informon publikun se gjatë protestës së djeshme në Sheshin Skënderbe në Shkup, është raportuar vetëm një sulm fizik nga një person i panjohur në drejtim të personit (I.G.), i cili ka marrë ndihmë mjekësore në spitalin Naum Ohridski. Deri tani deri tek MPB nuk kanë arritur raportime të tjera për sulm fizik gjatë  protestës së djeshme. MPB apelon, nëse është kryer ndonjë veprim që cenon sigurinë e cilido qytetari, ta raportojë atë në stacionin më të afërt të policisë, në bazë të së cilës MPB, sipas standardeve profesionale, do të marrë masat e duhura për zbardhjen e rastit, si në çdo rast tjetër”, thuhet në komunikatën e  MPB-së.