Botë

Kosovë: MPJ kundër deklarimeve të Daciqit, s’ka pezullim të njohjeve për shtetin e Kosovës

27.07.2019 18:45

Ministri i Jashtëm serb, Ivica Daçiq, deklaroi se një tjetër shtet ka ndryshuar pozicion ndaj shtetit të Kosovës....

Ai ka thënë se Republika Qendrore e Afrikës ka tërhequr njohjen e Republikës së Kosovës.
 
“Republika Qendrore e Afrikës është vendi i 14-të që ka pezulluar ose saktësuar qëndrimin e saj për të mos e pranuar Kosovën”, deklaroi Daçiq. Ai madje pretendon se ka notën zyrtare të këtij shteti të cilin më parë edhe e kishte vizituar, sipas asaj që thuhet në mediet serbe.
 
Ministria e Jashtme e Kosoves I ka përgënjeshtruar këto deklarata . MPJ e Kosovës  është në kontakte të vazhdueshme me shtetet që e kanë njohur Kosovën dhe me ato që do ta njohin,  dhe shtojne se propaganda e Daçiqit nuk ka ndikim në zhvillimet e Kosovës.