Botë
Muri amerikan do ndërtohet, Gjykata Supreme i jep dritën jeshile projektit
27.07.2019 19:15
Gjykata Supreme në Shtetet e Bashkuara ka vendosur që presidenti Donald Trump....

Gjykata Supreme në Shtetet e Bashkuara ka vendosur që presidenti Donald Trump mund të përdorë 2,5 miliardë dollarët nga fondet e Pentagonit për ndërtimin e një pjese të murit në kufirin jugor.
Ndërtimi i murit, që ndan SHBA-në me Meksikën ishte premtuar nga Trump gjatë fushatës zgjedhore të vitit 2016.
Ndërtimi i murit kundërshtohet nga demokratët. Vendimi i Gjykatës Supreme do të thotë se paratë do të përdoren për të ndërtuar pjesë të murit në Kaliforni, Arizona dhe Nju Meksiko.Trump ka thënë se ndërtimi i murit do të ndihmojë në frenimin e migrimit ilegal. Demokratët janë për rritjen e sigurisë kufitare, por sipas tyre, ndërtimi i murit do të kushtojë dhe nuk do të ishte efektiv. Më herët, presidenti Trump kishte shpallur emergjencë kombëtare, duke thënë se atij i duheshin 6,7 miliardë dollarë për ndërtimin e murit, pasi ai ka thënë se kjo është çështje e sigurisë kombëtare.
