Brigjet libiane, fundoset anija, nxirren 55 trupa nga Mesdheu

28.07.2019 12:42

55 trupa të pajetë u nxorrën nga brigjet libiane....

55 trupa të pajetë u nxorrën nga brigjet libiane, pasi një anije prej druri që barte qindra migrantë llogaritet si e zhdukur prej ditësh.

Operacionet e kërkimit janë duke vazhduar, ka thënë për mediat botërore  një zyrtar i organizatës Gjysmëhëna e Kuqe.Është ende e paqartë se sa persona ishin në bordin e anijes që u fundos dhe sa persona ende konsiderohen të zhdukur.

Agjencia për refugjatë e Kombeve të Bashkuara e ka përshkruar fundosjen e kësaj anijeje si “tragjedinë më të keqe gjatë këtij viti në Mesdhe”.

Gjysmëhëna e Kuqe  rportohet se  anija  kishte në bord 350 persona, shumica prej të cilëve migrantë nga Afrika.

OKB tha se rreth 150 persona mund të kenë vdekur. Në ditën e fundosjes së anijes, garda bregdetare libiane arriti të shpëtojë 134 migrantë.