Moskë, protesta për zgjedhje të lira, arrestohen mbi 1000 demonstrues

28.07.2019 12:56

Policia ruse ka arrestuar mbi nje mije protesstues....

Policia ruse  ka arrestuar mbi nje mije protesstues  gjate protestave  të mbajtura në qendër të Moskës.

Ky llogaritet akcioni më i madh në historinë më të re të vendit kur policia ruse  u përpoq të parandalojë demonstruesit të protestojnë.

Sipas të dhënave  thuhet që një grua  dhe një burrë kanë marrë lëndime të rënda trupore.

Demostruesit shprenin revoltën për mënyrën e  qeverisjes së  Vladimir Putin, dhe përmes protestave kërkuan mbajtjen e zgjedhjeve  të lira lokale, në të cilat do të mund të marrin pjesë edhe candidate nga opozita.

Policia ka hyrë edhe në hapësirat  e një stacioni televiziv, e ila ka bërë ransmetimin e protestve.

Sipas autoriteteve  në protesta kanë marrë pjesë rreth 3 mijë e 500 protestues.  Njoftohet se  te disa  pjesetarë të opozitës  paraprakisht është kryer kontroll dhe bastisje të shtëpive, ndërsa udhëheqëi opozitar  Aleksej Navallni, u arrestua  me 30 ditë paraburgim për shkak të thirrrjeve që bëri për pjesëmarrje në protestë.