Paris, takimi Macron – Putin, muajin e ardhshëm
Presidenti i Francës, Emmanuel Macron tha se e ka ftuar homologun e tij rus, Vladimir Putin....

Presidenti i Francës, Emmanuel Macron tha se e ka ftuar homologun e tij rus, Vladimir Putin për bisedime muajin e ardhshëm.
Macron tha se do të takohet me Putinin më 19 gusht, vetëm disa ditë përpara se të jetë nikoqir i samitit të G7-ës.
Agjencia e shtetërore e lajmeve ruse TASS raportoi se Kremlini ka konfirmuar se po bëhen përgatitjet për vizitën e Putinit në Francë.
Udhëheqësit e shtatë vendeve më të zhvilluara të botës pritet të takohen në qytetin francez Biarritz. Samiti do të nisë më 24 dhe do të përfundojë më 26 gusht.
Franca sivjet e ka presidencën e G7. Ky grup më herët quhej G8 dhe bënte pjesë edhe Rusia, por u përjashtua nga ky grup pas aneksimit të gadishullit ukrainas të Krimesë.
