Kryengritësit sirianë do të lirojnë 45 paqesorë
10.09.2014 10:26
Përfaqësues ushtarakë të Fixhit kumtuan se kryengritësit sirianë kanë pranuar këtë javë pa kusht të lirojnë 45 pjesëtarë të forcave paqesore të KB-së, të rrëmbyer para dy javëve nga Rafshnalta e Golanit.......

Gjenerali Moses Tikoitog kumtoi se Fixhi është informuar nga selia e KB-së në Nju-Jork se gjatë ditëve të ardhshme pjesëtarët e grupit ekstremist sirian, Nusra Front do t'i lirojnë paqesorët.
Nusra Front, grup i lidhur me Al Kaedën, paraprakisht parashtroi tre kërkesa për lirimin e tyre. Grupi kërkoi të hiqet nga lista e organizatave terroriste të KB-së, ndihmë humanitare për disa pjesë të Damaskut dhe "kompensim" për tre luftëtarët e grupit, të vrarë në këmbimzjarr me paqesorët e KB-së.