Studimi “Master Index”, kartelat bankare mënjanojnë ekonominë e zezë
Qytetarët e Maqedonisë së Veriut më së shumti pagesa përmes kartelave debtiore....

Qytetarët e Maqedonisë së Veriut më së shumti pagesa përmes kartelave debtiore bëjnë për shpenzimet për ushqim, veshje, taska komunale dhe derivate të naftës, ndërsa shuma e cila tejkalon vlerën prej 750 denarë qytetarët preferojnë që transakcionin ta realizojnë përmes kartelës.
Këto janë të dhënat më të fundit e një studimi të Master Card Master Index për përdorimin e kartalave aktive në Maqedoninë e Veriut.
Sipas hulumtimit, 93.7% e të anketuarve kanë një kartë debitore, 28% vetëm kartelë kreditore ndërsa 22% posedojnë edhe kartelë debitore dhe kreditore.
Kartelat debtiore për blerje të ushqimit e shfrytëzojnë 58 përqind nga të anketuarit, ndërsa për veshëmbathje 20 përqind, derisa për faturat mujore dhe për derivate 15 përqind.
31 përqind nga të anektuarit paguajnë me kartela kreditore gjatë blerjes së mobiljeve dhe aparateve shtëpiake, ndërsa 30 përqind nga të anektuarit gjithashtu e shfryrtëozjnë kartelën kreditore për blerje të gjërave ushqimore, për veshmbathje 17 përiqnd dhe për pagesa të faturave rreth 16 përqind e të anketuarve.
Deri në 750 denarë, shtetasit nga e Maqedonia e Veriut preferojnë të paguajnë me para në dorë.
Në anketë, 55.1 përqind e të anketuarve u pronocuan se nuk përdorin kartela për shuma deri në 750 denarë, ndërsa 25.7 përqind përdorin edhe për këtë shumë kartëlën.
“Bën edhe kesh edhe me kartela, varet prej situatës, ka ndokund mund të paguash kesh, ndokund nuk mund të paguash kesh, për mua më mirë është kesh sepse ne jemi gurbetqar”.
“Kesh apo me kartelë?, “Kesh, kesh”
“Ende se kemi ne traditën si paguhet kah Zvicrra e Gjermania me kartela, te ne kartelave nuk ju besojmë shumë. Tash shkoj të nxjerri para prej bankomatit dhe të paguaj dhe të bëj pagesën me kesh pare” – thanë disa nga qytetarët e intervistuar nga TVM2.
Sa kaq për të nxitur qytetarët të përdorin kartelat bankare dhe të paguajnë nëpërmjet bankës me qëllim që të parandalohet larja e parave dhe ekonomia e zezë shuma maksimale ku mund të paguhet me para në dorë është deri 500 euro. (Zekirja Mexhiti, TVM2)
