Ligji për PTHP-në, Saiti: Pazaret politike të dëmshme për gjyqësorin

28.07.2019 15:20

Edhe pse hetimet e filluara për rastin Zhvatja....

Edhe pse hetimet e filluara  për rastin Zhvatja  për disa struktura  të caktuara politike si dhe për faktorin ndërkombëtar, po shihen si fillim i një kapitulli të ri pë sundimin e së drejtës dhe luftës së pakompromis ndaj krimit të organizuar dhe korupsionit, pertceptimi i  qytetarëve ndaj punës dhe funksionimit të shtetit juridik në përgjithësi mbetet negativ, thotë mes tjerash kryetari i shoqates  së gjykatësve, Xhemali Saiti  në intervistën javore të “Radios Europa e Lirë”.

Sipas tij procedura e filluar gjyqësore do të ndikojë negativisht në besueshmërinë e gjyqësorit.

Në këtë fazë  thotë  Saiti, procedura edhe pse me elemente folkorit të shtuar, është e transparente dhe objektive, megjithatë  pasojat për PSP-në, janë shumë negative. Saiti nuk përjashton mundësinë për përpjekje nga ana e aktorëve politik për gjetjen e një zgjidhjeje, apo një korrnize, për  ta zbutur situatën në raport me strukturën e përgjithshme të PSP-së.

Sa i takon  zgjidhjes ligjore për PTHP-në, dhe sa e njejta mund të jetë cak i pazareve politike , Saiti thotë se  pazari ka çmim , dhe  kjo diku mund të reflektohet. 

“Nuk është aspak me rëndësi  se në cfarë kushtesh është sjellur ligji, me rëndësi është  se çfarë do të përfshihet si dispozitë. Shpresoj se o të kei më pak dispozita kontraverse, të pastërta, prcaktime të qarta  të culat do ta lehtësojnë punën e Gjyqësorit.  Pazaret politike kanë çmimin e vet, dhe kjo diku do të reflektohet.  për fat të keq të gjitha kobinimet mbi supet e gjyqësorit janë të dëmshme. Po i bëj thirje sovranit  që të bëjë sa më pak zbrazëtira  dhe lëshime  ligjore , sepse kjo ndikon mjaft në zbatimin praktik të ligjit nga ana  gjykatësve” – tha Kryetari i shoqatës së gjykatësve, Xhemali Saiti.

VETINGU, SAITI: PROCES DËSHMUES PËR VENDIME GJYQËSORE TË DREJTA

Ndërsa sa i përket nismës për veting në gjyqësor, Saiti thotë se varet  se çfarë qasje i jepet këtij procesi, duam të kemi gjykatës të pastër apo situate kur nuk ka kush të gjykojë shton ai.

“Vetingu është një çështje shumë interesante. Jemi dëshmitar se në opinion kemi deklarime të shumta në raport  me vetingun,  disa të matura e disa të pamatura. Në  njërin grup  do ti vendosja  të gjithë ata të cilët  aspak nuk mendojnë  për pasojat juridike, çfarë pas vetingut?  Shumë here kam treguar qëndrimin tim dhe kam bërë apel  para gjykatësve që shqyrtojnë lëndë voluminoze dhe të rëndësishme, që vetingu le të jetë proces i vetëevoluimit të gjykatësve, të dëshmojmë pra opinionit se ne si gjykatës vërtetë sjellim vendime  të drejta dhe nuk kemi asnjë problem me këtë pjesë” – thotë Saiti.

Saiti  shton se në raportin e fundit të Pribes, përveç nevojës për reforma dhe intervenime në legjislaturën juridike, thuhet se gjyqësorit i nevojitet  kuadër profesionist, gjykatës dhe hetues. Raport i cili thekson se  problem ka vetëm me një grup të vogël  të gjykatësve  të cilët duhet të procesuohen për tu pare nëse realisht kanë  qasje negative në gjykim, thotë në intervistën për radio Europa e lire, kryetari ishoqatës së gjykatësve Xhemali Saiti. (Merita Gashi, TVM2)