Fushata kundër zjarreve, zjarrfikësit: Të nënkuptojë zgjidhje sistematike

28.07.2019 15:47

Gjatë sezonit të verës kur rreziku nga zjarret në hapësira publike është i madh....

Gjatë sezonit të verës kur rreziku nga zjarret në hapësira publike është i madh, ekspertët e fushës bëjnë thirrje që për këtë problematikë sigurie nevojitet zgjidhe sistematike.

Ekspertët edhe zjarrëfikësit  që kanë përvojë më të gjatë në shuarjen dhe prevenimi nga zjarret, për TVM2 thone që qeveria duhet të gjejë zgjidhje sepse përballen me  mungesë të mjeteve elementare.

Akcioni, të cilën kohë  më pare e filloi Drejtoria  për Mbrojtje dhe Shpëtim është për tu përshëndetur, thonë ata,  megjithëse nevojiten zgjidhje sistematike për këtë çështje, duke filluar nga rregullativa  me kompetenca të caktuara të subjekteve përgjegjëse, përmes shfrytëzimit të përvojës edhe nga  shtete e zhvilluara  europiane.

Përveç kësaj nevojitet gjithashtu edhe largimi i defiçiteve në pajisjet e zjarrëfikësve dhe kuadrit i cili ka mungesë të theksuar të profesionistëve.

“Mendimi im është se ketu ne RMV mbrojtja dhe shpëtimi nga zjarret është e komplikuar sepse njësitë  teritoriale  për mbrojtje nga zjarret janë nën ombrellën e vetëqeverisjes lokale. Mjetet për shuqarjen e zjarreve meren nga DMSH disa ingerenca ka edhe qendra për menaxhimin me kriza. Mjetet nuk janë të mjaftueshme,  ne gjithmonë përballemi me problem,  kemi mungesë të resurit njerzore,  zjarfikes , automjeteve por kisha apeluar që qeveria të ndërmer masa që t’ ju vendoset pika këtyre problemeve. Duhet të miret një shembull nga vendet perendimore të formohet një trup që të kordinojë  me mbrojtjen dhe shpëtimin nga zjarret. Kohëve të fundit kemi shumë aktivitete për informimin e popullatës mirëpo janë pak duhet më tepër të punohet me popullatën” – tha zjarrfikësi Nuredin Mustafa.

Artan Demiri,  është gjithashtu një  zjarfikës i cili ka punuar në shtetet e perëndimit, Ai thekson se  në Zvicër apo Gjermani në çdo komunë  ka zjarrfikës madje edhe shoqata vullnetarësh të gatshëm për tu përballur me çdo katastrofë natyrore, ndërsa tek ne nuk është ashtu, thotë Demiri. 

“Si student kam punuar edhe kam qenë në seminare në Gjermani dhe Zvicer. Atje çdo vend çdo qytezë, çdo komunë ne vete ka shoqatë vullnetare të zjarrfikësve. Ato janë të gatshëm për çdo fatekeqësi natyrore, tërmete, vërshime,  atje funkisonon gjithçka, ndërsa këtu tek ne jo” – u shpreh zjarrfikësi, Artan Demiri.  

Shpërthimet e shumta të zjarreve qofshin  nga shprehitë e papërgjegjshme apo edhe të qëllimshme nuk mund të mënjanohen vetëm me  rregullativa ligjore. 

Nevojitet azhurim dhe investime nëpër qendrat zjarrfikëse  ku 30 vitet e fundit nuk ka investim të theksuar.

Zjarrëfikësit vozisin dhe dhe shuajnë zjarrin në terren me automjete 30 vjet të vjetëruara,  dhe defiçit së paku me mbi 700 zjarrëfikës profesional. (Rejhane Bushi – Metaj, TVM2)