Harf: SHBA-ja do të vendosë sanksione të reja ndaj Rusisë

10.09.2014 10:31

Harf: SHBA-ja do të vendosë për sanksione të reja ndaj Rusisë varësish prej gjendjes në Ukrainë......

Administrata  Barak Obamës po përgatitë sanksione të reja ndaj Rusisë, por do të marrë vendim nëse ato do të vendosen, varësisht nga zhvillimi i gjendjes në Ukrainë, deklaroi zëdhënësja e Departamntit amerikan të Shtetit, Meri Harf.

"SHBA-ja po i përfunon përgatitjet e masave për zgjerim dhe thellim të sanksioneve ndaj sektorëve rusë për financa, energjetikë dhe mbrojtje. Në mënyrë të qartë po i koordinojmë veprimet me BE-në rreth kësaj çështje. Do të sjllim vendim varësisht nga ajo, se çka do të ndodhë gjatë ditëve në vijim", deklaroi Harf, duke aluduar në marrëveshjn për ndërprerje të zjarrit dhe zgjidhje të konfliktit në Ukrainë.

Në pyetjen për respektimin e armëpushimit në Ukrainë, Harf deklaroi se sipas SHBA-së, armëpushimi po respektohet në tërësi. edhe pse ka informata për sulme minahedhëse dhe të shtëna në disa vende.

Harf theksoi se SHBA-ja po e ndjk zhvillimin e ngjarjve dhe është në kontakt të vazhdueshëm me Organizatën për siguri dhe bashkëpunim në Evropë.