Masa “TVSH-ja ime”, janë skenuar mbi 5 milionë fiskale

28.07.2019 19:04

Të dhënat e fundit nga drejtoria për të hyra publike....

Të dhënat e fundit nga drejtoria për të hyra publike tregojnë se për një muaj jo të plotë qytetarët  kanë skenuar  llogari fiskale  ne vlerë deri në 2 .5 milione denare, me crast kane siguruar kthimin  e TVSH-së  për 44 milione denare.

projekti “TVSH-ja Ime”,  përmes së cilit qytetarëve u jepet mundësia që të kthejnë 15%  tatim nga vlera e përgjithshme  të cilën e kanë harxhuar në blerjen e mallit, qoft veshmbathje, produkte ushqimore apo amvisrie  si dhe teknike te bardhe,  në një periudhe prej me pak se nje muaj jane regjistruar rreth 135 mijë qytetarë të cilët kanë skenuar mbi 5 milion llogari fiskale.

Kjo sipas LSDM-së , nenkupton qe per here te pare shteti u kthen para qytetareve  ne menyre te drejtperdrejte ne llogarite e tyre fiskale, dhe se nga kjo mase fitim ka edhe vete shteti, sepse pagesa  e TVSH-së,  per 6 muajt  e pare  eshte rritur ne 6.6%. Nga VMRO  vazhojnë të thonë qe kjo masë është populiste. Nga kjo mase  përfitojnë vetëm të passurit, masa nuk i dedikohet shtreses se te varferve, dhe asaj mesatarisht të pasur,  sepse vlera  te cilen qytetari mund ta fitojë në muaj nga kthimi i tvsh-se arrin vetem 156 denare, apo gjithsej 1 mije e 872 denare  ne vit, e qe eshte larg premtimeve për kthimin e 30 mije denareve, që e bente kryeministri Zoran Zaev.