Sektori bankar në Maqedoni krenohet me profitin e arritur
“Banka Popullore” në Maqedoni i ka publikuar të dhënat e fundit më të reja për rezultatet financiare të sektorit bankar në Maqedoni, të cilat tregojnë se në gjysmëvjetorin e parë të këtij viti është realizuar profit prej 19 milion euro.....

Më saktë, gjithsej 16 bankat në Maqedoni, në gjashtëmujorin e parë mund të krenohen se kanë arritur profit prej 18.65 milion euro, që është një rritje prej tre herë më shumë se vitin e kaluar në të njëjtën kohë kur kishin arritur fitim prej 5.71 milion euro.
Tre bankat më të mëdha, “Stopasna Banka” dhe “NLB Tutunska Banka” kanë realizuar profit, kurse “Komercialna Banka” ka shënuar humbje.
Edhe te bankat e mesme është shënuar rritje, më saktësisht në gjashtëmujorin e parë ata kanë realizuar profit mbi 5 milion euro, përkundër profitit prej 1.5 milion euro që e kishin pasur në vitin e kaluar.
Bankat e vogla janë duke vazhduar të punojnë në zonën e humbjeve edhe atë nëse vitin e kaluar kishin humbje prej 3.42 milion euro, sivjet kanë humbje prej 3.24 milion euro. Kur të analizohen rezultatet financiare në Maqedoni, ato tregojnë se bankat vazhdojnë të fitojnë në mënyrë të mrekullueshme nga normat e interesit, por edhe nga provizionet dhe kompensimet të cilat i paguajnë qytetarët dhe firmat.