Maqedoni

Marrja e datës, “Katimerini”: Greqia, kyçe në hapjen e negociatave

29.07.2019 16:00

Greqia nuk do t’i bllokojë ambiciet për anëtarësim të Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë në Bashkimin Evropian...

Greqia nuk do t’i bllokojë ambiciet për anëtarësim të Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë në Bashkimin Evropian, por me kusht për tërheqje të caktuara, shkruan e përditshmja “Katimerini”, bazuar në deklarimet zyrtare.

Gazeta përkujton se Komisioni Evropian  rekomandoi caktimin e datës për fillimin e bisedimeve  për anëtarësimin e vendit në BE dhe tani mbetet që Këshilli Europian të marrë vendimin  përfundimtar rreth kësaj çështje. Nga kabineti i kryeministrit Mitsotakis konfirmojnë për gazetën se Greqia askujt nuk do t’i thotë “JO”, por me kusht.

Analistët grekë, shkruan më tej gazeta, vlerësojnë se me këtë  qëndrim të Athinës zyrtare pritet që Shkupi në mënyrë të përpiktë t’i përmbahet pikave të Marrëveshjes dhe nga ana tjetër pala greke pritet që t’i kërkojë Berlinit zyrtar të zvogëlojë suficitin buxhetor për Greqinë.

Sa i përket Shqipërisë, gazeta thekson se pritshmëritë e palës greke janë që  shteti shqiptar të respektojë të drejtat e pakicës greke në Shqipëri në pajtim me marrëveshjet dhe rregullativat ndërkombëtare.