Maqedoni

Anulohet debati për regjistrimin e popullsisë, nevojiten konsultime shtesë mes partive

29.07.2019 16:24

Debati për propozim Ligjin për regjistrimin u anulua nga Komisionin kuvendor për çështje evropiane...

Ky vendim erdhi pas mospajtimeve mes pushteti dhe opozitës, ndërsa u konstatua nevoja për bisedime shtesë mes deputetëve për fillim të debatit.
 
Fillimisht deputeti i VMRO-DPMNE-së, Vllatko Gjorçev, kërkoi që propozim Ligji për regjistrimin të tërhiqet, pasi, sipas tij, propozimi i pushtetit është jashtë standardeve të BE-së.
 
“Propozimi i VMRO-DPMNNE-së është që absolutisht të kemi regjistrim  sipas kritereve të Eurostatit, të BE-së dhe të KB-së. Në të njëjtën mënyrë si bëhet regjistrimi i popullsisë në BE, në Gjermani, Belgjikë, Austri, Spanjë, Itali njësoj regjistrimi të bëhet edhe në Maqedoni. Ajo është propozim sipas kritereve europiane e jo marrëveshjet politike të Zoran Zaevit”,- tha deputetii i VMRO-DPMNE-së, Vllatko Gjorçev.
 
Pas votimit të rendit të ditës, kryetari i Komisionit, Artan Grubi, theksoi se e ndërpret punën për këtë pikë për shkak se është e nevojshme.
 
“Ky  tashmë është tentimi i dytë që Ligjin për regjistrim ta vë në seancë të Komisionit për çështje evropiane, por me kërkesë nga ana e dy partive më të mëdha parlamentare, LSDM-së dhe VMRO-DPMNE-së, anulohet debati për këtë ligj, për shkak të nevojës për konsultime shtesë dhe harmonizim të qëndrimeve për propozim tekstin e ligjit”,- u shpreh kryetari i Komisionit, Artan Grubi.
 
Derisa Komisioni vazhdoi me punë për seancën e 46, kryetari i Komisionit, Grubi, theksoi se seanca ku do të diskutohet për regjistrimin do të caktohet në mënyrë shtesë.
 
Debati për këtë propozim ligj duhej të mbahej që më 10 qershor, por u anulua disa herë për shkak të mospajtimeve mes deputetëve të pushtetit dhe opozitës.
 
ZEKIRIJA MEXHITI