Maqedoni
KRRE: Çmimi i naftës nuk ndryshon. Qytetarët ankohen për çmime të larta
29.07.2019 17:10
Komisioni Rregullator për Energjikë këtë javë nuk do të përcaktojë çmime të reja të derivateve të naftës...

Komisioni Rregullator për Energjikë këtë javë nuk do të përcaktojë çmime të reja të derivateve të naftës, që do të thotë se shoferët do të mbushin rezervuarët e tyre me të njëjtin çmim si javën e kaluar.
Sipas metodologjisë së re, çmimet e naftës përcaktohen dhe formulohen nga vetë tregtarët, mirëpo për taksi-vozitësit kjo gjë është e kotë. Ata thonë se çmimet e derivateve të naftës janë të larta, ndërsa çmimi i taksit i lirë dhe se fitojnë shumë pak.
“Çmimet e naftës janë të mëdha, sepse çmimi i taksit është i lirë kurse nafta e shtrenjtë, nuk ka asnjëfarë llogarie”,- theksoi një taksi-vozitës.
“Për me taksi nuk ka fitime asgjë, vetëm bëjmë hangari këtu, i shërbejmë popullit, për neve nuk mbetet asgjë hiq. Çmimet e naftës janë të larta, duhet me e mirëmbajtur, plus taksat ndaj shtetit, për neve nuk mbetet asgjë hiq, ne vetëm çka humbim kohën kot”,- theksoi një taksi-vozitës.
“Katastrofë, njëherë 60 denarë, një herë 50. Udhëtimi i lirë. E kanë bërë udhëtimin me lirim. Prej këtu e deri në Çair e dërgon për 50 denarë, defekte të shumta...”,- tha një taksi-vozitës.
Çmimi i benzinës Super 98 këtë javë do të jetë 71,50 denarë për një litër, benzina Super 95, 69,50 den. për litër, ndërsa çmimi i shitjes me pakicë të naftës 61,50 denarë për litër.
SEDAT SELIMI
