Obama është i gatshëm të ushtrojë autoritetin e tij ndaj militantëve të IS-it
Kam autoritetin të ndërmarr sulm ndaj militantëve të IS-it......

Kështu ka deklaruar në Kongresin amerikan presidenti i SHBA-ve, Barack Obama. Planin për sulmin ai do ta shpalosë sot në Kongres.
Obama, ka takuar përfaqësuesit e Kongresit më 9 shtator në Shtëpinë e Bardhë, me ç’rast u ka thënë atyre se ai e mirëpret mbështetjen nga Kongresi, i cili do të jep mesazhin para botës që “Shtëpia e Bardhë, njëzëri e lufton dhe mbrohet nga kërcënimi”- thuhet në deklaratën e Shtëpisë së Bardhë. Deklarata shton se Obama do të kërkojë nga Kongresi që sa më parë të autorizojë armatosjen dhe trajnimin e grupeve më të moderuara siriane të opozitës.
Presidenti, po ashtu mund të kërkojë që sulmet ajrore amerikane të zgjerohen kudo ku janë militantët e Shtetit Islamik në Irak dhe Siri.