Johanes Hahn: Në BE më shumë disponim “pro” datës për RMV-në
Edhe Maqedonia e Veriut edhe Shqipëria i plotësojnë kriteret...

Edhe Maqedonia e Veriut edhe Shqipëria i plotësojnë kriteret, por vendet e BE-së janë më “pro” dhënies së datës për fillimin e bisedimeve për anëtarësim të Maqedonisë së Veriut se sa Shqipërisë, thotë eurokomisioneri për zgjerim, Johanes Han, në një prononcim për gazetën austriake "Standard".
Por, sipas eurokomisarit, vazhdojnë përpjekjet që dy vendet të fillojnë bisedimet.
"Nuk është fshehtësi se disponimi ndërmjet vendeve anëtare thjesht është më i mirë për Maqedoninë e Veriut. Dy vendet i plotësojnë kriteret që vendet anëtare të BE-së i kanë vendosur si kusht, prandaj kemi dhënë rekomandime për dy vendet. Por, Maqedonia e Veriut jo vetëm që ka plotësuar reformat e kërkuara, por e ka arritur edhe marrëveshjen historike të Prespës dhe Marrëveshjen për fqinjësi të mirë me Bullgarinë".
Marrëveshja e Prespës ishte stimuluese edhe për rajonin, thekson Han, sipas të cilit, taksa për mallrat serbe e pengoi marrëveshjen Kosovë-Serbi.
"Kur vitin e kaluar e nënshkruam Marrëveshjen e Prespës, mbretëronte disponimi se do të arrihej edhe marrëveshje mes Serbisë dhe Kosovës. Për fat të keq, ky zhvillim pozitiv, me aplikimin e taksës doganore 100% për futjen e prodhimeve serbe në Kosovë. Zgjidhja e konfliktit serbo-kosovar është me rëndësi thelbësore për tërë rajonin",- thekson eurokomisari Han.
Sipas tij, Qeveria e Maqedonisë së Veriut ka vepruar në mënyrë shembullore në përpjekje për ta përfshirë opozitën në proces.
“Sa i përket Shqipërisë, për fat të keq u paraqitën probleme politike, pasi opozita nuk është në kuvend, qeveria ka probleme të zhvillojë dialogun, ndërsa është ngritur procedurë për shkarkimin presidentit, Ilir Meta”, theksoi Hahn. (Gyltene Sinani, TVM2)
