Erdogan: Jemi kundër gjithë atyre që e mbështesin Izraelin

30.07.2019 15:13

Presidenti turk, Rexhep Taip Erdogan...

Presidenti turk, Rexhep Taip Erdogan, fundjavën e kaluar ka thënë se vendi i tij do ti kundërvihet të gjithëve atyre që e mbështesin Izraelin.

“Të gjithë ata që mbështesin Izraelin, le ta dinë se jemi kundër tyre”, - ka thënë Erdogan.

Erdogan ka drejtuar vërejtjet e tij para funksionarëve të lartë të AKP-së në Ankara.

“Ne nuk miratojmë heshtje për terrorin shtetërorë që Izraeli po e ushtron kundër Palestinës”, ka thënë Erdogan.