GJERMANI
Shpërthim në një fabrikë kimike në Gjermani
10.09.2014 14:36
Një shpërthim i fuqishëm ndodhi në një fabrikë kimike në veriperëndim të Gjermanisë duke lënë disa të plagosur, gjithashtu u dëmtuan edhe disa banesa që ndodheshin pranë vendit të shpërthimit........

Banorët pranë fabrikës u këshilluan të largohen nga banesat e tyre si masë paraprake, por nuk u evakuuan nga autoritetet. Forca të shumta zjarrfikëse mbërritën menjëherë në vendngjarje duke lokalizuar flakët e mëdha, të cilat u përhapën menjëherë.
Shkaku i këtij shpërthimi, i cili u dëgjua disa kilometra larg, është ende i paqartë. Policia tha se personat të cilët kanë marrë djegie të rëndë janë dërguar me helikopter për në spital.
