Botë
KQZ nxjerr rezultatet e zgjedhjeve të 30 qershorit. Meta si njeh, kërkon dialog për zgjedhjet e tetorit
30.07.2019 19:08
Edhe pse Komisioni Qendror i zgjedhjeve ka nxjerrë rezultatin final të zgjedhjeve të 30 qershorit,..

Edhe pse Komisioni Qendror i zgjedhjeve ka nxjerrë rezultatin final të zgjedhjeve të 30 qershorit, presidenti i republikës vijon të mos i njohë ato, e të kërkojë dialog për zgjedhjet e 13 tetorit.
Gjatë një konference për mediat, Meta u kërkoi palëve politike që të gjejnë gjuhën e përbashkët për të shkuar drejt zgjedhjeve në 13 tetor si një mundësi për të ndikuar pozitivisht në integrimin evropian të Shqipërisë.
Por, kryeministri duket i vendosur që dialogun ta bëjë vetëm për reformën zgjedhore dhe se nuk do të harxhojë energji për t’iu lutur opozitës.
Gjatë konferencës për mediat, kryeministri nuk u duk optimist se Shqipëria mund të hapë negociatat në tetor.
Ndërkohë, rotacioni i pushtetit vendor në Shqipëri po kalohet dhunshëm. Ish-kryetarët demokratë të bashkive kanë protestuar në disa rrethe, duke e cilësuar uzurpim marrjen e zyrave prej kryebashkiakëve të dalë nga votimet e 30 qershorit.
LULJETA NDOKA
