32 të vdekur pas një shpërrthimi të një bombe në Afganistan
31.07.2019 12:26
Të paktën 32 njerëz, përfshirë gra dhe fëmijë...

Të paktën 32 njerëz, përfshirë gra dhe fëmijë, u vranë në një autobus pasagjerësh kur një bombë shpërtheu në një rrugë në Afganistan, thanë zyrtarët e atjeshëm.
Zyrtarë të provincës Farah ku ndodhi shpërthimi deklaruan se 15 persona të tjerë u plagosën dhe numri i vdekjeve mund të jetë më i lartë.
Viktimat u transportuan në spitalet në Farah dhe Herat dhe shumica e të plagosurve ishin në gjendje kritike, tha një zyrtar policie.
Askush nuk ka marrë përgjegjësinë për sulmin ende. Talibanët janë aktivë në rajon dhe përdorin bomba si kjo kur shënjestrohen zyrtarët qeveritarë ose anëtarë të forcave të sigurisë, raporton Associated Press.
