Lëvizja “Besa”, Qeveria të implementojë Ligjin për gjuhët
Lëvizja “Besa” lëshoi kritika në drejtim të qeverisë...

Lëvizja “Besa” lëshoi kritika në drejtim të qeverisë dhe institucioneve të cilat akoma nuk e respektojnë implementimin e Ligjit për përdorimin e gjuhëve.
Nga “Besa” sot me një pllakat në gjuhën shqipe e përkujtuan edhe Ministrinë e Financave dhe kryeministrin Zaev se qeveria dhe partnerët e koalicionit duhet t’i përmbahen respektimit të ligjit, respektivisht që të implementojnë në praktikë përdorimin e pllakave dygjuhësore.
“Edhe pse kaluan disa muaj nga miratimi i Ligjit për përdorimin e gjuhëve, si dhe obligimi që ka qeveria për respektimin dhe implementimin e të njëjtit, ne sot jemi këtu para Ministrisë së Financave, ku mund të shihni se këtu ende nuk respektohet Ligji për gjuhët. Për t’u kujtuar udhëheqësve të kësaj ministrie, se duhet respektojnë Ligjin për përdorimin e gjuhëve u kemi sjellë një pllakë në gjuhën shqipe që do të shërbejë si kujtesë për vendosjen e pllakës zyrtare nga ana e Qeverisë”,- u tha nga Lëvizja “Besa”.
