Maqedoni
Ndryshimet në Ligjin për automjetet, subvencione deri në 3.000 euro për vetura të reja
31.07.2019 18:04
1200 qytetarë do të përfitojnë subvencione për t’i integruar makinat e tyre në sistemin e metanit dhe gazit...

1200 qytetarë do të përfitojnë subvencione për t’i integruar makinat e tyre në sistemin e metanit dhe gazit, ndërsa subvencione prej 2 deri në 3 mijë euro do të ketë edhe për të gjithë ata qytetarë që makinën e tyre të vjetër do ta zëvendësojnë me të re.
Por, këto masa do të hynë në fuqi nëse do të ketë ribalanc të buxhetit, në të kundërtën mjetet do të sigurohen për vitin e ardhshëm.
“Është paraparë vendosja e tiketave ekologjike. Tiketat ekologjike do të jenë në tri kategori, pra me ngjyrë të gjelbër, me ngjyrë të verdhë dhe të kuqe dhe do të ndahen sipas kategorizimit të veturave apo përmbushjes së euro-standardeve që veturat i kanë. Kjo nuk do të jetë e domosdoshme, pronarët e veturave do të vendosin me dëshirën e tyre për t’u pajisur me etiketa. Masë tjetër është masa për ndërtimin e veturave të vjetra me vetura të reja. Për momentin jemi duke biseduar me qytetarët. Masa do të parasheh 2 mijë deri në 3 mijë euro”,- tha ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi.
Bekteshi theksoi se edhe taksistët do të pajisen me tabela të verdha, pasi është kërkesë nga shoqata e vetë taksistëve e cila do të mundësojë uljen e konkurrencës jolojale, por shton edhe sigurinë tek qytetarët.
Vendosja e tiketave do të bëhet nga Qyteti i Shkupit, që në periudha të caktuara kur ndotja do të jetë jashtë të lejuarës, ata vetë do të vendosin për ndalesa në zona të caktuara.
ZEKIRJA MEXHITI
