Maqedoni

“Wizz Air” ofron linja të reja fluturimi, qytetarët një hap afër Evropës dhe botës

31.07.2019 18:33

Kompania e fluturimeve “Wizz Air”, që disponon me tregun e madh të fluturimeve nga Maqedonia e Veriut...

Kompania e fluturimeve “Wizz Air”, që disponon me tregun e madh të fluturimeve nga Maqedonia e Veriut, ka nisur me fluturime të reja. 
 
Prej sot fluturime të reja do të ketë nga Shkupi për në Torku të Finlandës dhe për në Larnaka të Qipros, si dhe nga Ohri do të ketë fluturime për në Memingen të Gjermanisë.
 
Në aeroportin e  Shkupit stacionohet edhe baza e pestë ajrore. 
 
““Wizz Air” monitoron vazhdimisht kërkesën e konsumatorëve të Maqedonisë së Veriut për rrugë të reja, me fluturime të reja, me kosto të ulët dhe i përgjigjet asaj duke u ofruar udhëtarëve një shans për një përvojë të madhe udhëtimi. “Wizz Air” vazhdon të jetë kontribuuesi kryesor në zhvillimin e aviacionit, udhëtimit dhe hotelerisë në Maqedoninë e Veriut”,- tha menaxherja e “Wiz Air”, Paulina Gosk.
 
“Me secilin destinacion të ri, pasagjerët tanë janë një hap më afër Evropës dhe botës, pasi ata kanë mundësinë të udhëtojnë me tarifa të përballueshme të kombinuara me përvojë të madhe në aeroportet tona dhe në aeroplanët tanë. Me bazën e pestë ajrore në Shkup, “Wizz Air” konfirmoi vetëm funksionimin e tij të suksesshëm në aeroportet tona”,- theksoi drejtori gjeneral “TAV”- Maqedoni, Alper Ersoj.
 
“Wizz Air” nga aeroportet e vendit shërben me rreth 40 destinacione. Ndërsa për qytetaret e vendit destinacioni më i preferuar për fluturime mbetet Stambolli, pastaj Malmo, Baseli dhe Vjena.
 
REJHANE BUSHI METAJ