Maqedoni
KRRE: Nga shtatori, ngrohtoret me çmime më të ulëta
31.07.2019 19:06
KRRE në seancën e sotme përcaktoi çmimet e ngrohjes qendrore për tri kompanitë të cilat veprojnë në kuadër të Qytetit të Shkupit...

Sipas Komisionit Rregullator të Energjetikes, nga muaji shtator qytetarët të cilët janë të kyçur në ngrohtoret do të paguajnë fatura më të lira për ngrohje.
Kostoja totale e energjisë termike për klientët e lidhur me BEG është ulur për 6%, për konsumatorët e Elektronikës Energjetike në komunën e Gazi Babës me 13.5% dhe ngrohtores Shkup- Veri me 12%.
“Falë iniciativës së marrë nga BEG për rregullat e reja për furnizim me energji termike, e cila ishte miratuar nga Qeveria, me çka është ulur edhe TVSh-ja për energjinë termike prej nga 18% në 5%, u erdhëm në këtë situatë për ta ulur koston totale për konsumatorët që janë të lidhur me BEG për energji termike nga 1 gushti për 6 për qind”,- u shpreh kryetari i KRRE-së, Marko Bislimovski.
Kryetari i KRRE-së, Marko Bilsimovski, theksoi se me këtë ulje të energjisë termike në territorin e Qytetit të Shkupit, të cilat kurrë më parë nuk janë ulur aq shumë, tha se kjo bëhet që t’i inkurajojmë konsumatorët që t’i bashkohen sistemit për ngrohje qendrore.
Ai gjithashtu beson se me këto çmime do të tërheqin gjithashtu konsumatorët e përjashtuar që të lidhen përsëri me sistemin e ngrohjes qendrore në Shkup.
Numri i përgjithshëm i klientëve të lidhur në sistemin e ngrohjes në Shkup arrin në 53 mijë familje.
SEDAT SELIMI
