Maqedoni
VMRO: LSDM gjatë zgjedhjeve ka keqpërdorur spitalet
31.07.2019 19:28
VMRO-DPMNE me akuza të reja në adresë të socialdemokratëve për keqpërdorime në zgjedhjet presidenciale...

Përmes një audio-përgjimi, nga VMRO tregojnë se si kryetari i Këshillit komunal të Prilepit gjatë një bisede me ministrin e transportit kërkojnë nga të punësuarit në spitalin e Prilepit, që gjatë zgjedhjeve presidenciale të punojnë për qëllime partiake.
Nga VMRO kërkojnë dorëheqjen e ministrit Sugarevski si dhe shpallje të zgjedhjeve të parakohshme.
“Skandaloze është të mendohet se cilat janë detyrat politike të cilat duhet t’i kryejë personeli mjekësor në një spital. A do të thotë kjo që i kërcënojnë pacientët me vota apo dhe a kërcënojnë edhe kolegët e personelit mjekësorë. LSDM po keqpërdor institucionet për të punësuar aktivistë partiakë ku në vend se të kryejnë detyrën për të cilën janë të punësuar, punojnë për partinë në kohë të zgjedhjeve, mbledhin vota. Është urgjente dorëheqja e Goran Sugarevskit nga posti i ministrit, kërkojmë shpalljen e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare, pasi që kredibiliteti i qeverisë ka rënë”,- tha Igor Nikollov nga VMRO-DPMNE.
GAZMEND REXHEPI
